Über Dibrani Transport - Unser Engagement für Sie

Kush jemi ne

Dibrani Transport është kompani profesionale transporti dhe logjistike me seli në Gjermani, me mbi 25 vite përvojë në transportin ndërkombëtar të mallrave.

Ne operojmë në mënyrë të organizuar në të gjithë Evropën, me fokus kryesor në linjat Gjermani – Kosovë – Shqipëri, duke ofruar transport në të dy drejtimet (ANASJELLTAS).

Me një traditë të gjatë pune dhe përkushtim maksimal, kemi ndërtuar një emër të besueshëm në treg, të bazuar në siguri, korrektësi dhe profesionalizëm.

Historia e Dibrani Transport

Dibrani Transport është një histori që lind nga sakrifica, përvoja dhe përkushtimi i një njeriu që ka kaluar rrugë të vështira për të ndërtuar diçka të qëndrueshme dhe të dobishme për komunitetin.

Themeluesi i kompanisë, Asllan Dibrani, ka lindur në fshatin Dabishec në rajonin e Gollakut në Kosovë, një zonë me histori të vështirë dhe sfida të shumta historike . Gjatë periudhës së tensioneve dhe luftës në Kosovë, ai përjetoi drejtpërdrejt padrejtësitë e kohës, duke kaluar edhe vite të vështira në burgim politik.

Pas luftës, i detyruar nga rrethanat, ai u largua nga vendlindja dhe filloi një jetë të re në Gjermani. Me vullnet të fortë dhe përkushtim, ai nuk harroi asnjëherë vendin e tij dhe nevojat e njerëzve të tij.

Fillimet e Dibrani Transport lidhen pikërisht me këtë ndjenjë përgjegjësie. Në vitet e para, transporti nuk ishte vetëm një biznes – ishte një mision. Ai filloi të organizojë dërgesa nga Gjermania drejt Kosovës, duke ndihmuar familje, duke transportuar mallra jetike dhe duke lidhur njerëzit me vendlindjen e tyre.

Me kalimin e viteve, ky aktivitet u zhvillua në mënyrë profesionale dhe të organizuar, duke u shndërruar në një kompani serioze transporti dhe logjistike që operon në të gjithë Evropën.

Sot, Dibrani Transport është sinonim i:

  • besimit
  • sigurisë
  • korrektësisë
  • dhe profesionalizmit

Me mbi 25 vite përvojë, kompania ka ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm transporti ndërkombëtar, me fokus kryesor në linjat:
Gjermani – Kosovë – Shqipëri, në të dy drejtimet (anasjelltas).

Çdo rrugë e përshkuar nga kjo kompani bart me vete një histori – një histori sakrifice, pune dhe besimi të fituar me vite.

Na kontaktoni sot dhe bëhuni pjesë e rrjetit tonë të  besueshëm të transportit

©Urheberrecht. Alle Rechte vorbehalten.

Information icon

Wir benötigen Ihre Zustimmung zum Laden der Übersetzungen

Wir nutzen einen Drittanbieter-Service, um den Inhalt der Website zu übersetzen, der möglicherweise Daten über Ihre Aktivitäten sammelt. Bitte überprüfen Sie die Details in der Datenschutzerklärung und akzeptieren Sie den Dienst, um die Übersetzungen zu sehen.